Katër deputetë nga Podujeva deri më tani i kanë siguruar votat për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, raporton Llapi.info.

Bëhet fjalë për Saranda Bogujevci (VV), Shpejtim Bulliqi (VV), Ekrem Hyseni (LDK) dhe Floretë Zejnullahu (PDK). Mirëpo, ky numër pritet të rritet.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi tepër ngushtë në Komunën e Podujevës me 15.089 mijë vota apo 37,950%, kurse VV e dyta me vetëm 1174 më pak se LDK-ja, gjegjësisht 13.915 vota apo 34,997%. PDK-ja mori 18,657%, AAK-ja 4,693% e NISMA 1,917%.

E kandidatët për deputetë që dolën më së miri në vendlindjen e tyre janë:

  1. Ekrem Hyseni (LDK) – 8 mijë e 286 vota nga 13,605 të përgjithshme.
  2. Saranda Bogujevci (VV) – 6 mijë e 382 vota nga 18,515 të përgjithshme.
  3. Fitim Haziri (VV) – 5 mijë e 349 vota nga 7,551 të përgjithshme.

Për të mësuar më shumë se sa vota kanë marrë kandidatët tjerë klikoni këtu./Llapi.info