Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet që sot ta zyrtarizojë kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Për këtë, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku sot do të mbajë edhe një takim me strukturat e LDK-së për t’i zyrtarizuar emrat e kandidatëve.

Siç ka mësuar Llapi.info, Abdixhiku do të bëjë zyrtare kandidatin e LDK-së për kryetar të Podujevës, i cili pritet të jetë ish-deputeti, Ekrem Hyseni. Ekrem Hyseni është mjek me profesion.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar kandidaturën e deputetit aktual nga radhët e kësaj partie, Besnik Tahiri.

Përveç Tahirit, kandidatin për kryetar të Podujevës e ka bërë zyrtare edhe partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate. Kryetari i kësaj partie në Podujevë, Xhemajl Hasani ka njoftuar se do t’i hyjë sërish garës për kryetar të kësaj Komune.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ende s’ka dhënë ndonjë detaj se kush mundet të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, e që të njëjtin gjë s’e ka bërë të ditur zyrtarisht as Lëvizja Vetëvendosje.

Duhet theksuar se zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor. Ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur takime me krerët e partive, ndërkohë që shumica e partive kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 31 tetor./Llapi.info

Kush janë kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës?