Ekonomia e bllokuar nga Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe pse me profesion ekonomist, ai e ka bllokuar ekonominë e vendit. Nuk mund të merr vendime as për Trepçën, as për çmimet e energjisë elektrike, as për telekomunikimin, thjeshtë për asgjë.

Janë rreth 16 institucione që presin që Bordet e tyre të funksionalizohen, sepse të gjitha bordet janë jo funksionale. Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka thënë për Gazetën “Fjala” se edhe pse për nga statusi juridik, agjencionet e pavarura i raportojnë Kuvendit dhe zgjidhen nga Kuvendi, për shumicen prej tyre procesi i rekrutimit menaxhohet nga ana e Qeverisë.
Sipas tij, Qeveria do të duhej të shpallte konkurset për plotësimin e anëtarëve të Bordeve dhe emrat e të përzgjedhurve nga listat e ngushta të kandidatëve tani do të duhej të ishin në Kuvend për aprovim. “Vonesat e krijuara nuk mund të arsyetohen dhe është papërgjegjësi e institucionave qeverisësë. Sipas rregullit, anëtarëia e bordeve do të duhej të ishte profesionale dhe e pavarur, andaj, çdo tendencë për të manipuluar procesin e emërimeve të bordeve, është jo ligjore dhe rrezikon funksionimin normal të agjencioneve të pavaruara, kur shihet se shumë nga këto institucione janë rregullatorë të rëndësishëm të tregut”, thotë Demi.
Ndërsa, drejtori i STARS, njëherit edhe njohës i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, këtë situatë e vlerëson si alarmante. ” Kjo bllokadë ndikon drejtpërdrejtë në aktivitetin e kompanive dhe zhvillimin e tyre. Ekonomia ka nevojë imediate që të ndërhyhet dhe të hiqet ky ngërç”, ka thënë ai.
Telashet në ekonominë e vendit duket se janë të mëdha për shkak të mungesë së bordeve të kompletuara. Kosova është mbushur monopole, por nuk ka kush t’i luftojë ato. Kjo, pasi që edhe Bordi i Autoritetit të Konkurrencës nuk është i kompletuar. Por, për këtë ka një shprese sepse nomnimet kanë shkruar në Kuvend.