Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale.

Por duhet të bëni kujdes me konsumin e tyre pasi mund të shkaktojë disa probleme në organizmin tonë.

Sipas studimeve të ndryshme, konsumimi i hudhrës në sasi të tepërt mund të çojë në të vjella, madje edhe dhimbje të stomakut, trasnmenton Klan Kosova.

Mund të rëndojë infeksionin vaginal

Një nga gjërat kyçe që duhet të mbani mend nëse vuani nga infeksioni vaginal është të shmangni hudhrën pasi mund të përkeqësojë infeksionin.

Dhimbje koke

Hudhra nëse merret në formën e saj të papërpunuar mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo pasi stimulon nervin trigeminal, i cili liron neuropeptidët që shkaktojnë dhimbje koke.

Skuqjet e lëkurës

Ushqimet me përmbajte të hudhrave mund të çojën në acarim të lëkurës dhe skuqje.

Era e keqe

Mungesa e higjenës personale mund të mos jetë vetëm shkaku i vetëm i erërave të këqija. Edhe konsumimi i hudhrave ndikon pasi në të ekzistojnë kimikate të ndryshme që kontribuojnë tek frymëmarrja e keqe.