Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot përvëlues, ku temperaturat do të arrijnë deri 37 gradë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Moti për sot dhe 4 ditët e ardhshme:

24.06 – Shumë nxehtë. Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe me bubullima.

25.06 – Mbetet shumë nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, e pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe të izoluara me bubullima.

26.06 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite priten zhvillime të vransirave, që më vonë shoqërohen edhe me rrebeshe më të shpërndara shiu e bubullima.

27.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara.

28.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.Temperaturat gradualisht në zbritje nga dita e premte, minimalet luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet nesër arrijnë vlerën më të lartë prej 37C, e deri të dielen zbresin në 30C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi, e ditën e shtunë edhe nga veriu 4-10m/s.Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies ditën e premte, e më pas në rritje të lehtë.