Gjatë mëngjesit të sotëm ka vdekur pacienti 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me Covid-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ai është viktima e pestë i prekur nga Covid-19 në Shqipëri./Tch/