Edhe një rast me koronavirus është konfirmuar sot në Kosovë, kështu duke bërë që numri të infektuarve me këtë virus të shkojë në 126, raporton Llapi.info.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”, thuhet tutje./Llapi.info