Inspektorati i Policisë së Kosovës ka vazhduar me aksione në lokalet të cilat kanë zhvilluar veprimtari në Podujevë, përkundër vendimit të qeverisë për mbyllje gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, raporton Llapi.info.

Pas disa intervenimesh që Policia bëri gjatë së shtunës në disa lokale në rrugët e qytetit, PK-ja pati punë edhe të dielën, duke vepruar në dy raste.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij bilardo duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Deri më tani, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 35, ndërkohë që pritet të vihen edhe masa të reja nga Qeveria e Kosovës./Llapi.info