Sportistja olimpike e Kosovës, Eda Zeqiri ka fituar garën e parë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Ajo në garën 400 metra not stil i lirë fitoi garen me kohën 4:38.02, duke lënë prapa për 0.90 sekonda vendin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

16 vjeçarja tani do të presë për garat e tjera të këtij sporti për të parë nëse koha e saj është e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare

Sot në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje olimpike në Tokio 2020.