Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj një femre në Podujevë, pasi e njëjta kishte raportuar se i ka humbur pasaporta rrejshëm, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, ndaj të njëjtës është hapur rast, ndërkohë që pasaporta e saj ishte konfiskuar në Kroaci.

“Podujevë (NN) 2021 – NN. Lidhur me rastin, është vërtetuar se e dyshuara femër kosovare kishte raportuar se i është humbur pasaporta e R. Kosovës, mirëpo e njëjta pasaportë është konfiskuar nga autoriteti i R. Kroacisë. Me vendim të prokurorit, është hapur rasti në fjalë dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se ka hapur rast kundër saj, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”./Llapi.info