Podujeva, foto arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person në rrugën ‘Esat Maloku’ në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, i njëjti viktimës femër me të cilën ishte në lidhje, duke shantazhuar ia kishte marrë një sasi stoli ari dhe një shumë parash rreth 4000€ në të kundërtën do t’ia publikonte video-incizime.

“Rr. “Esat Maloku”, Podujevë Gusht-Shtator 2018-NN. Me 05.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti viktimës femër K/Shqiptare me të cilën ishte në lidhje, duke shantazhuar ia kishte marrë një sasi stoli ari dhe një shumë parash rreth 4000€ në të kundërtën do t’ia publikonte video-incizime. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info