Rrustem Mustafa-Remio, ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së.

Në një status në Facebook, ish-komandanti – Remi tregon se me Albin Kurtin është takuar edhe në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

E vërtet që shumë ushtarë nuk e kanë ditur dhe nuk kanë pas arsye ta dinë shumë zhillime të mira që kishte në UÇK.

Këtë deklaratë kam dhënë pasi u pyeta për deklaratën e Kryeministrit dhënë në Bruksel ku tha se në Ballkanin Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.

Rrustem Mustafa: Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar!

Me Albin Kurtin jam takuar edhe në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit.

Ai ka qenë me detyra të veçanta në Zyrën e Përfaqësimit Politik të UÇK-së. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci.

PS.Emrat e pak ushtarve që u përdorën për të vjellë fjalë të pa matura nuk meritojnë reagimin tim dhe nuk do të merem me ta, ata janë ushtarë që nuk janë përmbushur dhe frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK, jo domosdoshmërisht me e nga armët apo istikamet e nderit!

Lavdia është e secilit që sherbeu UÇK me të gjitha detyrat që ju besuan!