Anthony Joshua do të mbrojë titujt e peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF ndaj Alexander Povetkin.

Promoteri i britanikut, Eddie Hearn, ka njoftuar se përballja do të ndodhë me 22 shtator në Wembley.

Rusi Povetkin ishte një kundërshtar i detyrueshëm për titullin WBA.

Por, në rast se Joshua fiton, ai do të sigurojë liri të zgjedhë kundërshtarin e ardhshëm.

28-vjeçari tashmë kishte filluar negociatat për një përballje me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, por kjo përballje mund të ndodhë në Amerikë në prillin e 2019 në rast se Joshua fiton ndaj rusit.

Fitorja e fundit e Joshuas ishte ndaj Joseph Parker në Cardiff, ku ai fitoi titullin e WBO-së.

28-vjeçari ka një rekord fantastik prej 21 fitoreve radhazi dhe vështirë se dikush aktualisht do t’ia ndal këtë ecuri. /Telegrafi/