E konfirmon De Biasi

E konfirmon De Biasi

Strategu italian, Gianni De Biasi u ka dhëne fund spekulimeve rreth së ardhmes në krye të Kombëtares shqiptare.

Trajneri i kuqezinjve ka konfirmuar marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit për vazhdimin e kontratës së tij pas kualifikimit në Euro 2016.

“Kontrata ime rinovohet automatikisht deri në vitin 2017. Tani do të diskutojmë disa gjëra, pasi deri më tani kam fituar pak”, ka deklaruar trajneri italian për ‘Sky Sports’.