Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi boshnjak ka gjashtë vite që luan në Olimpico me fanellën e Romës dhe ardhja e Jose Mourinhos bën që ai të largohet.

Tekniku portugez nuk llogarit në shërbimet e boshnjakut i cili ka bërë gati valixhet një vit para përfundimit të kontratës.

E ardhmja e lojtarit mund të vazhdoj të mbetet në Serie A, pasi dy gjigantët italianë, Inter dhe Juventus janë duke u interesuar për të.

Dzeko edhe më parë ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek këto dy skuadra, por në fund vendosi të qëndrojë te Roma.

Këtë verë gjërat janë më ndryshe dhe largimi i tij nga kryeqyteti italian duket i pashmangshëm, por si opsion mbetet edhe kampionati turk.

Është kampioni në fuqi i Turqisë, Besiktas që i ka bërë ofertë zyrtare boshnjakut dhe po presin përgjigje definitive nga ai.

Roma është pajtuar me shitjen e yllit të skuadrës, por që i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se duhet paguajnë 10 milionë euro për të.