Dyshime për shkelje të shumta në tenderin mbi 600 mijë eurosh të...

Dyshime për shkelje të shumta në tenderin mbi 600 mijë eurosh të QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) e ka përshpejtuar nënshkrimin e kontratës për tenderin për “Furnizim me filma dhe pajisje përcjellëse” pa e pritur vendimin e Gjykatës së tenderëve. I gjithë procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese për furnizim me filma ka zgjatur rreth gjashtë muaj.

Fitues i këtij tenderi është kompania “Kosova-Med”, e cila gjatë vitit 2015 në QKUK ka fituar edhe tenderë të tjerë me vlera qindra mijëra eurosh. Fillimisht kjo kompani është shpallur si e papërgjegjshme nga komisioni prej pesë anëtarësh, i cili ishte caktuar nga institucioni që të bënte vlerësimin e ofertave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tre anëtarë ishin të mendimit se “Kosova- Med” është kompani e papërgjegjshme pasi që, sipas tyre, nuk i plotësonte kriteret e parapara në procesin e tenderimit. Kjo kompani ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili lëndën e kishte kthyer në rivlerësim… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)