Juventusi po vazhdon bisedimet me Paulo Dybalan për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, krerët e klubit ia kanë përgatitur një ofertë të re argjentinasit për ta bindur që të mbetet në Torino.

“Zonja e vjetër” i ka ofruar Dybalas kontratë trevjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Bisedimet mes menaxherit të lojtarit dhe klubit po vazhdojnë, por ende nuk është arritur marrëveshja.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Chelsea për ta bindur lojtarin që të transferohet në Londër.

Skuadra londineze raportohet se është e gatshme t’i ofrojë pagë prej 15 milionë eurosh.

26-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.