Dy vëllezërit kosovarë në luftë të përhershme me policinë zvicerane (Foto)

Autoritetet zvicerane për një kohë të gjatë po merren me dy vëllezërit Kastrati nga Kosova. Më i vjetëri, B. Kastrati, pavarësisht dëbimit të tij, shkaku i veprave penale, përsëri është kthyer në Zvicër dhe ka grabitur një nga supermarketët Denner.
Mediat zvicerane shkruajnë se historia është e pabesueshme. Vëllezërit Veton (24) dhe Burim (28) Kastrati janë vazhdimisht në konflikt me policinë. Historia e tyre fillon në vitin 2007, kur në festivalin e verës Dottinger ishin përfshirë në një rrahje. Ata kishin shkuar në shtëpi, kishim marrë armë të ftohta duke i sulmuar kundërshtarët e tyre të cilët i ndoqën me veturë, transmeton lajmi.net. Të dy vëllezërit Kastrati u arrestuan më pas.
224(3)
Në qershor 2008, Gjykata e Qarkut Zurzach i kishte shpallur fajtor të dy për tentim vrasje me paramendim. Burimi ishte dënuar me gati shtatë vite burg, ndërsa vetoni me tri vite, dhe ishte dërguar në një qendër rehabilituese, shkaku se ishte i mitur.

Por, për më të riun nga dy vllëzërit shqiptarë nga Kosova, dënimi nuk pati efekt. Ai kishte treguar rrezik edhe për të rinjët tjerë në qendrën rehabilituese.

Më vonë në vitin 2010, për shkak të grabitjes, Gjykata e Qarkut Zurzach Veton Kastratit i shqiptoi 14 muaj burg. Ishte e qartë se pas përfundimit të dënimit ai do të depërtohej për në Kosovë, por gjatë vuajtjes së dënimit, bashkë me dy të burgosur të tjerë, ai u arratis nga burgu. Ndërsa dy të tjerët janë kapur, Vetoni vazhdon të ndodhet në arrati.

319(2)
Vëllai i tij Burimi, pasi kishte vuajtur dënimin ishte dëpërtuar për në Kosovë.

Por ai më vonë ishte kthyer ilegalisht në Zvicër dhe kishte kryer një grabitje në një Denner në Dottingen, më 14 shkurt të këtij viti.

Ai gjatë grabitjes kishte mbajtur një armë me të cilën e kishte kërcënuar stafin. Autori ishte arrestuar vetëm pak kohë pas kryerjes së krimit. Tani ai ndodhet në paraburgim. /lajmi.net/.