Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Podujevë-Prishtinë më saktësisht në fshatin  Vranidollë, raporton Llapi.info

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë të lënduar.

Vdekjen e e tyre e ka konfirmuar për Llapi.info mjeku kujdestar në QKUK, ku tha se dy kanë vdekur njëri në vend e tjetri rrugës për në spital.

“Dy kanë vdekur dhe katër janë lënduar, njëri ka vdekur në vend ndërsa, tjetri ka vdekur rrugës për në emergjencë,deri më tani nuk ka informacione për gjendjen e të lënduarve të tjerë” tha mjeku kujdestar për LLapi.info

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit/ Llapi.info