Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar dy viktima me COVID-19 në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Të hënën, siç ka bërë të ditur IKSHPK, s’është konfirmuar pozitiv asnjë person me virusin korona, ndërkohë që janë shëruar katër pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,214. Deri tash janë raportuar 91 viktima, kurse 6,936 pacientë janë shpallur të shëruar. Numri i rasteve aktive ka rënë në 182.

Ekipet mjekësore në Qendrën e Vaksinimit kanë administruar rreth 60 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Komunën e Podujevës./Llapi.info