19-vjeçari Ilirijan Bytyqi nga Suhareka humbi jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Slloveni, gjatë kësaj jave.

Tragjedia këtë javë preku edhe familjen Sarameti nga Prizreni, anëtari i së cilës, 34-vjeçari Nazif Saramati, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor, po ashtu në Slloveni.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni, përmes një telegram ngushëllimi.

“Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë! Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinj nga Kosova… Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet ndër të tjera në këtë telegram.