Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në fshatin Dumnicë të Podujevës, pasi të njëjtit kanë sulmuar njëri-tjetrin fizikisht, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që njëri nga të involvuarit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fsh.Dumnicë,Podujevë, 21.07.2021-15:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si paso e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor  ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njeri  nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info