Hetuesit holandezë kanë nisur hetimet për një incident ku pjesë të aeroplanit Boeing 747-400 kanë rënë në Maastricht, pasi ishte ngritur aeroplani.

Aeroplani siç është raportuar kishte probleme me motor dhe disa pjesë metalike kanë rënë nëpër qytetin e Maastrichtit dje, para se aeroplani të ulej në Liege të Belgjikës.

Pjesë metalike nga qielli kanë rënë në qarkun Sint Josephstraat, që gjendet mes qytetit dhe aeroportit.

“Dy persona janë lënduar lehtësisht. Një prej tyre është dërguar në spital. Disa vetura dhe shtëpi janë dëmtuar”, kanë njoftuar autoritetet, raporton tabloidi gjerman Bild.

Raportohet se në mesin e të lënduarve, ishte një plakë që ishte goditur nga një pjesë në kokë.

Raportohet se aeroplani ishte nisur nga Maastrichti për në New York.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Denver të SHBA-së, ku pjesë të aeroplanit kanë rënë nëpër qytet.

Raportohet se aeroplani kishte ateruar sigurt në aeroport në Broomfield dhe nuk kishte të lënduar.