Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi ka fyer dhe sulmuar fizikisht dy policë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Gjilan 04.07.2021 – 00:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë ofenduar dhe më pas kanë sulmuar zyrtarët policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.