Dje rreth orës 11:05 minuta në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës janë goditur me veturë nga një i dyshuar, transmeton Llapi.info.

Policët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që i dyshuari, burrë shqiptar, duke mos respektuar urdhrat dhe ka penguar në detyrë, me veturën e tij në lëvizje ka goditur dy viktimat. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë PK.

Sipas PK- së rasti është duke u hetuar./Llapi.info