Policia në SHBA po kërkon sulmuesit që hapën zjarr në një klub në Florida, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, tha drejtori i policisë Miami-Dade, Alfredo Ramirez III.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, një Nissan Pathfinder i bardhë u ndalë në një klub të bilardos në Hialeah midis orës 12 dhe 1 të mëngjesit, tha Ramirez.

Tre njerëz dolën me armë sulmi dhe pistoleta dhe filluan të qëllonin në turmën që ishte mbledhur për një koncert në vend.

Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 20-25 persona janë në spitale të ndryshme afër, u shpreh Ramirez.

Të paktën një nga ata të shtruar në spital është në gjendje kritike, deklaroi policia.