Ilmi dhe Imrije Tahiri dikur gëzonin epitetin mësimdhënës, por tani të dy janë të papunë.

Ndonëse, Ilmiu arsyeton largimin e tij nga shkolla “Sami Frashëri” në Zhiti të Podujevës, thotë se e padrejtë i është bërë Imrijes ish-profesoreshës e gjuhës shqipe në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.

“Edhe pse ka kuadrin e kualifikuar për profesoreshë në gjuhën shqipe, i shpallet vendi i punës dhe e transferojnë Imrije Tahirin nga qendra, në paralelen e ndarë në Lluzhan. Mirëpo, ne kemi bërën një ankesë tek Ministria e Arsimit ku edhe e shpalli që Imrijen të rikthehet në vendin e punës, por ai vendim ka mbet i pa zbatueshëm.Por, Imrije Tahiri bartet në Herticë ku punon si mësuese klase, jashtë profesionit e çuan me qëllim që më lehtë ta diskualifikojnë”, ka thënë për RTV Dukagjini, bashkëshorti i saj, Ilmi Tahiri.

E gjithë kjo situatë ka ndikuar në shëndetin e Imries, sipas Ilmiut, Komuna këtë e shfrytëzoi si pretekst për të mos e rikthyer në punë.

“Për disa vite ka qenë pa terapi e pa asgjë, d.m.th që ka pasur mundësi të punojë pa asnjë problem. Por njëra nga arsyet e fundit për mos rikthim në punë, është edhe çështja e mbulesës edhe pse e hoqi mbulesën dhe iu tha Drejtorisë së Arsimit qe për hatër të fëmijëve, që të mos mbesin pa bukë më bëni një vend pune të kem të ardhura të mjaftueshme për fëmijë”, thotë ai, transmeton Llapi.info.

Në anën tjetër, u.d i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Agim Blakçori nuk ka dhënë ndonjë komentim për këtë çështje, duke thënë se me këtë janë marrë organet e drejtësisë.

Më poshtë video: