Dy mërgimtarë nga Kosova kanë vdekur në dy raste të ndara në Slloveni.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Sipas njoftimit, Ilirijan Bytyqi 19-vjeç nga Suhareka ka humbur jetën në një aksident në punë.

Ndërsa, Nazif Saramati, 34-vjeç, nga Prizreni, ka vdekur mbrëmë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident.

Ambasadori Avni Kastrati dhe stafi i Ambasadës kanë ngushëlluar familjet Bytyqi dhe Saramati.

Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Slloveni:

Telegram ngushëllimi

Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!

Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident.

Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.

Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës