Shkolla “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij zjarri është dëmtuar një pjesë e pullazit, tri banjo dhe dy klasë.

Kështu ka thënë për Llapi.info edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu.

“Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka. Zjarri është ndal nga intervenimi i zjarrfikësve, dy klasë dhe 3 banjo janë dëmtuar dhe një pjesë e pullazit të shkollës. Mësimi në atë shkollë vazhdon online derisa të bëhet sanimi i gjendjes”, ka thënë Fetahu.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk  raportohet për persona të lënduar.  Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Zjarri është lokalizuar”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: