Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vend kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.Prej tyre, dy kanë qenë me fatalitet, 19 me të lënduar si dhe 24 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, në këtë periudhë, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 703 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik.

Tutje, në 24 orë, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, 14 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.