Dy fëmijë llapjanë, Elvir Vërshevci dhe Amir Kadriu, kanë gjetur një kuletë me plot para në një rrugë të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Të dy këta fëmijë, së bashku, kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor të Podujevës, me qëllim që e njëjta t’i kthehet pronarit.

Vërshefci dhe Kadriu janë nxënës të shkollës fillore “Enver Maloku”.

Duhet theksuar se shumë qytetarë në Podujevë gjërat me vlerë që gjejnë i kthejnë tek pronarët, ose i dorëzojnë ato në Polici./Llapi.info

Më poshtë pamjet: