Një qytetare e Prishtinës ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është sulmuar nga dy djemtë e saj.

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 16.07.2021 – 21:56. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.