Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër në pjesën qendrore të Colorado. Për habi, tre personat që ishin në fluturake – dy pilotë dhe një pasagjer kanë shpëtuar pa as lëndimin më të vogël.

Fluturaket po udhëtonin mbi Cherry Creek Park duke u bërë gati të ulen në aeroportin Centennial, kur u përplasën me njëra-tjetrën, duke bërë që njëra fluturake pothuajse të ndahet në dysh, transmeton Telegrafi.

Aeroplani me një motor Cirrus SR222, me pilotin dhe një pasagjer në bord, hapi parashutën që ta ndihmojë të zbret i sigurtë, rreth katër milje në veri të aeroportit.

E aeroplani tjetër SA226TC ka zbritur në Centennial edhe pse pothuajse i ndarë në dysh. Shumë prej zjarrfikësve që dolën në vendin e ngjarjes, nuk mund t’ju besonin syve kur panë njerëzit duke dalë gjallë nga fluturaket.

Mbetet e paqartë shkaqet që çuan në këtë incident që për fat nuk “prodhoi” viktima por vetëm materiale në fluturake.