Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës, raporton Top Channel.

Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë.Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raportoi gazetarja Elda Menga.

Tërmeti i të martës la mbi 50 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë të tjerë të pastrehë.