Durrës, nxënësit në protestë: Të kthehet mësuesi

Durrës, nxënësit në protestë: Të kthehet mësuesi

Ditën e sotme dhjetëra nxënës të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” të qytetit e Durrësit kanë protestuar në mbështetje të mësuesit shkarkuar nga detyra.
Kjo protestë vjen pas peticionit të djeshëm drejtuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla nga 200 nxënës të shkollës, të cilët kërkojnë kthimin në punë të mësuesit të tyre.
Flamur Pajo, mësues në këtë shkollë shkarkohet nga detyra pas publikimit të një videoje ku ai dhunonte fizikisht një nxënës të klasës së shtatë, gjatë orës së mësimit.
Pas ndodhjes së incidentit, tre ditë më pas policia lokale bëri dhe ndalimin e mësuesit, masë sigurie kjo që u vlerësua si e paligjshme nga Gjykata e Durrësit, e cila ka nisur gjykimin e drejtpërdrejtë dhe të shkurtuar ndaj mësuesit për “kryerjen e veprimeve arbitrare” gjatë ushtrimit të detyrës.