Një çift në Staten Island të New Yorkut, është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin në oborr, ka hasur në një valixhe misterioze të mbushur me para e stoli të vjetra.
Çifti nga New Yorku, të cilët ishin duke punuar kur gjetën një valixhe të mbushur me para e stoli të vjetra

Brenda saj kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante, si dhe shumë unaza të arta. Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie, e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në letër, burri zbuloi që fqinjët e tyre ishin grabitur në vitin 2011.