Dega e PDK-së në Podujevë sërish ka reaguar ndaj deklarimeve të të parit të Podujevës Agim Veliut duke thënë se ‘zheg’ i ka ardhur Veliut të shtunën kur në kremtën e LDK-së nuk ishte ish Presidenti njëherish ish kryetari i kësaj partie Fatmir Sejdiu, njofton Llapi.info.

Më tej, në komunikatë PDK veten e quan avokat i projekteve për komunën e Podujevës kështu duke përmendur ndërtimin e dy shkollave sipas të cilëve janë bërë nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës, sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është dërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova”  është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit.”, thuhet në komunikatë.

Nuk është lënë pa u përmendur projekti i zgjerimit të magjistralës Podujevë-Prishtinë për të cilin dega e kësaj partie gjithashtu ka shkruajtur se vendimi për zgjerimin e saj është marrë nga ish Kryeministri, tash presidenti Hashim Thaçi.

Bashkangjitur në komunikatë, kjo degë ka dërguar vendimin

Komunikata e plotë:

Kryetari Veliu bënë mirë të kthehet të jetoj në Podujevë, komunën që e udhëheqë, ose fakti që jeton në Prishtinë së bashku me një numër bukur të madhë të drejtorëve tregon më së miri se ku gjendet Podujeva në prioritetet e tij.

Qytetarët dhe strukturat partiake nuk t’i zgjedhin halucinacionet dhe paranojat politike të partisë suaj. Adresë për kërkesa të natyrës suaj, duhet t’i zgjedhin organet shtëtërore, dhe po ta kujtojmë që Kryeministër vendi është kryetari juaj partiak, e po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet po ashtu nga një bashkëpartiak dhe vendas i juaj, institucion ky si shtyllë e sigurisë.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës, sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është dërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova”  është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit.

Ndërsa, vendimi për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë është marrë nga ish Kryeministri e tash President i vendit z. Hashim Thaçi. (të bashkangjiur gjeni vendimin).

Për mjedrrat dhe tenderët rreth mjedrrave do të flasim ditëve në vazhdim! Pse dy sezone ju dështuan?!

Po na duket që zheg ju ka ardhë juve z. Veliu, të shtunën, ditën kur në kremten tuaj mungoi ish-Presidenti Sejdiu, njëherit edhe ish-Krytar i LDK-së.