Moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit edhe në Komunën tonë, ka shkaktuar probleme të ndryshme në infrastrukturën rrugor, njofton Llapi.info.

Sipas kumtesës komunale, kompanitë kompetente kanë  dalë në terren për të evituar pengesat.

Kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë në dispozicion për të mundësuar qarkullimin normal rrugor, duke bërë pastrimin e rrugëve nga shembjet e dheut dhe gurëve. Gjatë ditës së sotme janë liruar shtigjet për këmbësorë në parkun e pishave në qytet, pas rrëzimit të pishave nga moti i ligë. Për çdo ankesë apo kërkesë, ju lutem thirrni në Qendrën e Thirrjeve – Alo Komuna. Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 110 apo të shkruani në +383 466 19 110 me Viber ose Whats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga Ju, te zyrtari përgjegjës.

Ndërkaq, në pamjet e publikuara, shihet se drunjtë ne pakun e paqes shihet edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Vigan Salihu, i cili largon ata nga shtigjet e këmbësorëve./Llapi.info

May be an image of 1 person, standing and tree
No photo description available.