Një stuhi rëre goditi kryeqytetin turk Ankara të shtunën, duke ndikuar në jetën e përditshme në qytet.

Sipas raporteve fillestare, përcjell Telegrafi, drita e ditës u kthye në errësirë pasi Ankaraja u godit nga stuhia e papritur e rërës.

Si pasojë, gjashtë persona u lënduan lehtë pasi u goditën nga “objekte fluturuese”, tha Vasip Sahin, guvernatori i kryeqytetit.

“Tani për tani nuk ka asnjë raport të menjëhershëm të humbjes së ndonjë jete apo dëme materiale”, ka thënë më tej ai.

Siç bëhet e ditur tutje, stuhia e rërës fillimisht goditi rrethin Polatli të kryeqytetit dhe më pas përfshiu të gjithë qytetin.

Mursel Yildizkaya, kryetari i Polatli, tha se i gjithë rrethi ishte i mbuluar me një re pluhuri dhe zjarre në shkallë të vogël shpërthyen për shkak të goditjeve të rrufesë, por zjarret u shuan.