Llapi e ka nisur kampionatin me humbje. Në ndeshjen kundër Drenicës si vendase Llapi u mposht me rezultat minimal 0-1, njofton Llapi.info

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e nisi duke sulmuar kundërshtarin qysh në fillim të ndeshjes, por pa konkretizim.

Ndërsa, mysafirët kaluan në epërsi  në minutat shtesë të pjesës së parë përmes, Armend Abazit.

Kurse, në pjesën e dytë, Llapi e kërkoi vazhdimisht golin e sidomos në minutat e fundit, por që rezultati nuk u ndryshua. Kështu mysafirët  arkëtuan tri pikët e para në edicionin 2018/2019 në Superligën e Kosovës në futboll./Llapi.info