Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të Superligës së Kosovës, e vlefshme për javën e 32-të.

Therandasit janë mysafir të drenicasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ekipi i Bledi Shkëmbit vjen në këtë ndeshje në një formë të lartë me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të rrëmbyer përsëri kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Sami Sermaxhajt ka dy barazime së fundmi dhe synon fitore ose përsëri rezultat pozitiv pasi rrezikon seriozisht mbijetesën.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Ymeri; Frashëri, Gjoni, Bejta, Dumani; Dervishaj, Jashari; Rogova, Denisson, Uka; Zabërgja

Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Prekazi, Jashanica, Potoku; Berisha, Kuc; Korenica, Baftiu, Gripshi; Daku;