Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, Lumnije Krapi, përmes komunikatës për media ka njoftuar se së bashku me ekipin e emergjencave dhe të zjarrfikësve kanë qëndruar sot në vendet ku dëmet nga të reshurat e shiut kanë qenë më të mëdha.

Drejtoresha Krapi, ka njoftuar se ekipet e emergjencave kanë intervenuar në disa gypa atmosferik në Drenas dhe Komoran, në disa kanalizime dhe në një shtëpi ku vetëtima ka dëmtuar një pjesë të saj.

Krapi ka deklaruar se ekipet e emergjencave janë çdo herë të gatshme për intervenime dhe ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues në situata të tilla.