E ardhmja e Luka Modric do të vendoset pas takimit me presidentin, Florentino Perez.

Kroati po përgatitet për këto bisedime kur për të ka shprehur interesim Inter Milan nga Serie A, shkruan Gianluca Di Marzio, përcjell Klan Kosova.

Modric shihet si një opsion për italianët, që sikurse rivali i tyre Juventus kanë qenë shumë aktivë në tregun e transferimeve këtë verë.

Dhe Nerazzuri shpresojnë që Modric që shprehë dëshirën për ndryshime të skenarit të presidentit Florentino Perez, me të cilin ka mbajtur bisedime në fundjavë.