Drejtori sportiv i Dortmundit e mohon se ylli gjerman do t’i bashkohet Interit

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, e ka mohuar lajmin se anësori gjerman, Andre Schurrle, mund t’i bashkohet Interit gjatë këtij muaji.

Gazeta dello Sport raportoi sot se Interi është duke e kërkuar Schurrlen, i cili si pasojë e lëndimeve është paraqitur vetëm tetë herë për Dortmundin këtë sezon, por Michael Zorc e ka bërë të qartë se BVB ende llogarit në 27-vjeçarin, transmeton Express.

“A do të largohet Schurrle? Jo”, është përgjigjur ai.

“Me apo pa trajnerin Peter Stoger, ne kemi vendosur se mund t’i arrijmë objektivat tona me skuadër të shëndoshë”, shtoi ai.