Duke u munduar të kritikojë më shumë se 10 mijë kandidatë të cilët kanë rënë nga testi me shkrim në Policinë e Kosovës, drejtori i Financave në këtë institucion, Hamdi Hyseni vetëm në një koment ka bërë një sërë gabimesh drejtshkrimore, njofton Llapi.info.

Hyseni, i cili ka kritikuar kandidatët për nivelin e diturisë së tyre ku shumica, sipas tij, kanë qenë “me kualifikim superior, nuk kanë qenë në gjendje të japin një test i cili i përket nivelit të mesëm të shkollimit”, edhe vet, nuk ka ditur të shkruaj të paktën një koment pa gabime drejtshkrimore.

Madje, edhe pse ai e ka quajtur këtë test të nivelit mesatar të shkollimit, po të kishte hyrë edhe vet në një test të nivelit me kritere më të ulëta, do kishte rënë nga ai test.

E gjithë kjo, pasi drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, vetëm në një koment prej 33 fjalëve ka bërë më shumë se 3 gabime drejtshkrimore.

Më poshtë ja edhe komenti i tij: