Drama e emigrantëve, Topalli kritika Maqedonisë, dënon heshtjen e Shqipërisë: 25 vite...

Drama e emigrantëve, Topalli kritika Maqedonisë, dënon heshtjen e Shqipërisë: 25 vite më parë ishim njëlloj si ata

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka kritikuar Maqedoninë për trajtimin barbar që po u bën emigrantëve në kufi me Greqinë si dhe qeverinë shqiptare për heshtjen e saj

Një reagim i ashpër vjen nga Topalli në profilin e saj në “Facebook”, në një status, në të cilin ajo shkruan se kjo që po ndodh me emigrantët është e njëjtë me atë që ka ndodhur me familjet shqiptare 25 vite më parë.

Reagimi i plotë

“Drama njerëzore e emigrimit po ndodh tek porta jonë. Ne nuk shohim, as nuk flasim … Thua se ne nuk ishim si ato 25 vite më parë! Prej muajsh shohim dramën e emigracionit nga Afrika dhe Azia drejt Europës. Tani drama e njerëzore po zhvillohet ngjitur me vendin tonë, në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare japin pamje rrëqethëse të tragjedisë njerëzore, që po ndodh edhe tani që po shkruaj pak km larg Shqipërisë. Tek ne flitet shumë pak, thuajse se kemi tek porta, thua se ne vetë, familjarët tonë nuk kemi parë veten 25 vite më parë, njëlloj si ato.

Ato duan t’ i ikin vdekjës, luftës. Shumë prej tyre janë gra e fëmijë. Por ngjitur me ne i kanë venë tela me gjëmba, i hedhin gaz lotësjellës. I kanë mbyllur kufirin. Të duket sikur janë pamje të një filmi që tregon emigrimin njerëzor te mijëra viteve më parë.

Ca po ndodh?!

Është ndoshta emigrimi njerëzor më i madh i shekujve të fundit që me sa duket do vazhdojë gjatë. Është një problem global.

Në det i mbysin, në vendin e tyre i vrasin, në Hungari i vendosin mure, në Eurotunel i lënë për të vdekur, në Maqedoni i vendosin tela me gjemba dhe i derdhin gaz lotsjellës.

Tek ne PM flet për ndeshjen e futbollit që do luajë ai në Vjenë, për librin që do përkthejë, për ekspozitën e tij në Gjermani. Tek ne Pm i vendit fton shqiptarët që nese nuk i japin kuponin të mos paguajnë”.