Drejtori i doganës, Agron Llugalia ka treguar se dogana ka shënuar sukses sa i përket mbledhjes së të hyrave, pasi që më përfundimin e muajit shtator, të hyrat kanë arritur shifrën e një miliard eurove.

“Kjo paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, sepse kemi një rritje të të hyrave prej 33.5 përqind më shumë”, tha Llugaliu në një konferencë për media.

Drejtori po ashtu bëri të ditur se është shënuar rritje e eksportit prej 68 përqind, në krahasim me vitin e kaluar, njofton Klankosova.tv.

“Është sukses i gjithëmbarshëm dhe falënderoj kolegët e mi, të cilët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në arritjen e këtij suksesi”, u shpreh Llugaliu.