Dogana e Kosovë ka konfiskuar 500 litra pije alkoolike dhe 2000 joalkoolike pas një hetimi disaditor.

Sekuestrimi është bërë në Rogovë të Hasit dhe në Zërxë.

“Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.Mallrat e sekuestruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra, verëra të ndryshme si dhe një sasi e konsiderueshme e pijeve joalkoolike. Derisa gjatë kontrollimit janë hasur edhe para të falsifikuara, respektivisht monedha. Rasti i parave të falsifikuara i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.