Dobitë e lëkurës së limonit

Dobitë e lëkurës së limonit

Limoni mund të përdoret si produkt bukurie për të hequr pikat e zeza në fytyrë dhe për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Por përdorim të gjerë ka edhe lëkura e tij, sidomos kur limoni nuk është i trajtuar me produkte kimike.

Ulin kolesterolin
Në mëngjes, të gjithë duhet të pinë një gotë ujë me limon për të përmirësuar shëndetin. Por ata që e kanë kolesterolin e lartë, mund t’i shtojnë edhe lëkurat e limonit, një element i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë.

Zbusin lëkurën e bërrylave
Nëse keni lëkurën e bërrylave shumë të ashpër, krijoni një përzierje me sodën e bukës (hidhini shumë pak ujë), lëkurën e limonit dhe lëngun e tij. Do të gjeni zgjidhjen perfekte për ta bërë lëkurën e bërrylave tuaj të butë. Aplikojeni këtë “krem” të bërë në shtëpi menjëherë pasi të keni bërë dush.

Shërbejnë si dezinfektues
Dëshironi të pastroni kuzhinën pa përdorur detergjentët e tregut, të cilët janë gërryes dhe toksikë? Për të dezinfektuar çdo lloj sipërfaqeje, mund të përdoret lëkura e limonit, e cila ka veti shumë të mira antibakteriale.

Pastrojnë furrën ose mikrovalën
Ekzistojnë përbërës të ndryshëm për të pastruar furrën pa përdorur produkte kimike. Një nga këta është përdorimi i lëkurës së limonit, që mund të hidhet në një tas me ujë (që duron nxehtësinë). Vendoseni atë në mikrovalë ose në furrë dhe lëreni deri sa të valojë. Avulli do të mundësojë heqjen e njollave dhe të erës së keqe në një mënyrë tepër të lehtë./shije.al