Djelmoshat e Llapit me synim: Llapi në Superligë

Djelmoshat e Llapit me synim: Llapi në Superligë [VIDEO]

Po i sfidojnë edhe temperaturat nën zero dhe kushtet jo fort të mira infrastrukturore, me qëllimin e vetëm, të bëhen pjesë e Superligës.

Tashmë kanë nisur përgatitjet fizike për të dal sa më mirë në sezonin e ri. Ata besojnë në punën e tyre dhe janë mjaft optimist se do t’ia dalin.

Drejtuesit e klubit kanë arritur të marrin edhe përforcime nga klube tjera vendase, e gjithë kjo për të realizuar synimin e tyre.

Ata janë në dijeni se kushtet infrastrukturore nuk janë në nivelin e duhur, por duket që së shpejti dicka do të ndryshoj.

Pritet që brenda javës së ardhshme përgatitijet të vazhdojnë në bregdetin e Ulqinit.


Llapi.info